Në ambientet e Ambasadës së RSH-së në Bernë, më datë 22.12.2023, u organizua ceremonia e dorëzimit të Certifikatave që ministrja e Kulturës, znj.Elva Margariti, i akordon edhe pjesëtarëve të Grupit “Rapsodët e Gjenevës”, të cilët ishin pjesëmarrës në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, të mbajtur nga 24 qershor deri 1 korrik 2023.
Nga “Rapsodët e Gjenevës”, të cilët i priti në Ambasadë, z.Valon Gashi, Sekretar i Parë, morën pjesë kryetari i Grupit, z.Naim Demi, z.Shaban Thaçi, udhëheqës artistik dhe z.Ibrahim Xhaferaj, Lauhtar.
Grupet nga Diaspora e Zvicrës, si “Rapsodët e Gjenevës” dhe Shoqata Kulturore “Bashkimi” i sollën Festivalit të Gjirokastrës, koloritin e kostumeve, por edhe elegancën e artistëve të rinj, duke treguar që Diaspora e Zvicrës edhe pse të lindur dhe rritur larg atdheut, kanë edukim artistik të mishëruar prej dashurisë për vendin dhe kulturën shqiptare.