Shqipëria dhe Zvicra 52 vite më parë vendosën marrëdhëniet diplomatike

52 vjet më parë, në 20 korrik 1970, Shqipëria dhe Zvicra vendosen marrëdhëniet diplomatike.

Pas më shumë se gjysëm shekulli, te dyja vendet ndajnë të njëjtat vlera dhe kanë farkëtuar lidhje të ngushta mes dy popujve. Gjatë kësaj periudhe kemi mundur të njohim njëri-tjetrin dhe të ndërtojmë një marrëdhënie të thellë, të qëndrueshme e cila bazohet në një besim dhe vetëdijesim reciprok që mund të ekzistojë vetëm mes miqve të ngushtë dhe që bazohet në lidhje të forta dhe këmbime në fusha të ndryshme.

Një rol vendimtar në forcimin e marrëdhënieve dhe njohjen e njëri tjetrit ka luajtur komuniteti i madh shqiptar që jeton e punon në Zvicër. Nuk ka dyshim se kontributi i diasporës shqiptare në këtë marrëdhënie është i patjetërsueshëm dhe ka shërbyer e shërben si urë lidhëse mes dy popujve dhe vendeve tona.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00