Në prag të përfundimit të vitit shkollor 2022-2023, të mësimit shqip në Zvicër, në mjediset e Ambasadës së RSH-së, sot (07.06.2023), u organizua një takim pune me Kryesinë e "Shkollës Shqipe" në Zvicër,të përbërë nga profesor z. Vaxhid Sejdiu, mësueset, znj. Lumnije Klinaku, znj. Anita Duriçi, znj. Leonora Zoto dhe arkëtare znj. Iba Bulica.
Në këtë takim u analizuan dhe diskutuan arritjet për këtë vit shkollor, problematikat e hasura si dhe planet për vitin e ri shkollor. Me këtë rast, Ambasadori, z Iir Gjoni, i përcolli Kryesisë, urimet dhe përgëzimet më të sinqerta duke vlerësuar punën mbresëlënëse të secilit prej mësimdhënësve e po ashtu dhe prindërve, si dhe gjithë aktorëve të tjerë që kanë kontribuar e kontribuojnë në masivizimin e mësimit shqip në Zvicër.
Përpjekja dhe përhapja për mësimin e gjuhës shqipe të fëmijëve shqiptarë në Zvicër është një mision fisnik dhe një nga fokuset kryesore të punës së Ambasadës së RSH në Bernë.