Sot në ambientet e Ambasadës së RSH në Bernë, Ambasadori priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Studentëve Shqiptarë të Universitetit të Lozanës. Takimi me studentët Dea Bllaca, Ardiana Dacaj, Arbër Gashi dhe Zarif Berisha kishte në fokus njohjen më nga afër me studentët që studiojnë në Zvicër si dhe ndërtimin e një marrëdhënieje partneriteti mes Ambasadës dhe shoqatave studentore.
Gjatë këtij takimi, veç tjerash, Ambasadori ftoi studentët të marrin pjesë në veprimtaritë që do të zhvillohen në Tiranë me rastin e shpalljes së Tiranës si Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022 (EYC2022), ku në qendër të të cilave do të jenë të rinjtë, shfaqja e potencialit që ata kanë si dhe fuqizimi i rolit të tyre në vendimmarrje.
Studentët janë një nga komuniteti më kontribues i imazhit pozitiv të shqiptarëve në Zvicër, pavarësisht problematikave dhe sfidave që ata kalojnë.
Ambasada e RSH në Bernë, do të vijojë të jetë mbështetja dhe zëri i tyre në sfidat dhe problematikat e studentëve shqiptarë që jetojnë, studiojnë dhe ndërtojnë karrierën intelektuale në Zvicër.