Më 13 shtator 2017, Ambasadori z. Ilir Gjoni, zhvilloi një vizitë në ambjentet e shkollës Breitfeld me nxënësit dhe mësuesen e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, znj.Mirela Xoxi, e cila me përkushtimin e saj po u mëson fëmijëve gjuhën shqipe.Gjatë bisedës me nxënësit, ambasadori Gjoni, dha një vlerësim dhe falenderim të veçantë për autoritetet kantonale dhe drejtuesit e shkollës Breitfeld, të cilët mundësojnë dhe mbështesin mësimin e gjuhës shqipe.
Gjuha, është njeri prej faktorëve më të rëndësishëm të ruajtjes së identitetit kombëtar dhe kulturor, është faktor kyç në mbijetesën e komunitetit shqiptar.
Ambasada fton të gjithë prindërit ti përgjigjen apelit të LAPSH për të dërguar fëmijët e tyre në orën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe që ata të mësojnë të flasin gjuhën shqipe, ta shkruajnë e ta lexojnë rrjedhshëm dhe të njohin historinë e vendit të tyre të origjinës.