Më 28 tetor 2017, në universitetin e Bernës, Federata e gjashtë Shoqatave të Studentëve Shqiptarë në Zvicër (Friburg, Lozanë, Zyrih, Gjenevë, St.Gallen dhe Bernë), organizoi Kongresin e dytë të saj. Në këtë aktivitet morën pjesë, studentë, përkrahës të shoqatave studentore, gazetarë,profesorë, etj.
Kongresi informoi për aktivitetet e realizuara deri tani nga Federata dhe prezantoi projektet e ardhshme të saj. Gjithashtu studentet diskutuan dhe shprehën mendimet e tyre për vijimësinë, zgjerimin e Federatës dhe mundësitë që ofron kjo Federatë për studentët shqiptarë.
Në kongres ligjëroi Prof. Dr. Don Antonio Bellusci nga Kalabria, me temën “Ruajtja e Kulturës Shqiptare”. Prof. Dr. Antonio Belluscin prift arbëresh, gazetar, shkrimtar dhe etnolog, studentët e kanë vizituar në bibliotekën e tij në Kalabri, gjatë një udhtëmi të organizuar nga Federata.