Konsull i Pergjithshme Erida Dobrushi
Emri: Erida
Mbiemri: Dobrushi
Datëlindja: 31 Korrik 1975
Vendlindja: Tiranë, Shqipëri
Kombësia: Shqiptare
Gjendja Civile:
e-mail: erida.dobrusha@mfa.gov.al
ARSIMIMI
Universiteti Tiranës, Shkenca Sociale 2008
Universiteti Tiranës, Drejtësi 2014
Gjuhët e huaja: Anglisht, Italisht
EKSPERIENCA
Znj. Erida Dobrushi ushtron detyrën e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë në Selanik, Greqi, që nga muaji Shkurt 2024.
Që nga nëntori 2019, Znj. Dobrushi ka shërbyer si Ministër Fuqiplotë & Zv/Drejtuese dhe e Ngarkuar me Punë në Misionin e Republikës së Shqipërisë në Organizatat Ndërkombëtare në Vjenë. Gjatë kryesimit të Shqipërisë në OSBE, ajo ka drejtuar dhe Komitetin Përgatitor të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së.
Gjatë karrierës së saj, Znj. Dobrushi ka punuar si eksperte në programe të agjencive ndërkombëtare të zhvillimit, në mbështetje të qeverisjes së mirë dhe demokracisë në Shqipëri.
Ajo ka një eksperiencë të gjatë në fushën e proceseve zgjedhore dhe ka shërbyer në pozicionin e Drejtorit të infrastrukturës zgjedhore pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri. (Dhjetor 2002 – Prill 2014). Për shume vite, Znj. Dobrushi ka qene pjesë e shoqërisë civile në Shqipëri (1998-2002).
Znj. Dobrushi ka studiuar Shkenca Sociale (2008) dhe Drejtësi (2014 në Universitetin e Tiranës dhe ka avancuar studimet e saj në nivel MSc në Shkenca Politike dhe të Administrimit Publik, në programin Alma Mater Sudorium të Universitetit të Bolonjës (2002)