Të gjithë qytetarët shqiptarë të prekur nga rasti i vjedhjes së pashaportave dhe/ose kartave të identitetit pranë shërbimit postar “Geniki Tahidromiki”, dhe aplikimet e të cilave u përkasin datave 7-8-9-10-11-12 Prill 2025:
janë të lutur të paraqiten për ri-aplikim pranë Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Selanik, duke filluar nga data 29 Prill 2025;
njoftohen gjithashtu se Qeveria Shqiptare do të marrë përsipër të gjithë shpenzimet e ri-aplikimit për këto dokumente dhe se nuk do të ketë asnjë pagesë nga ana e tyre gjatë procesit të ri-aplikimit.
Konsullata e Përgjithshme në Selanik shpreh sërish keqardhjen për rastin e ndodhur dhe të shkaktuar nga palë të treta, dhe shpreson që të ketë ndikuar sa më pak tek qytetarët e prekur.
Çështja vijon të ndiqet me policinë vendase dhe kompaninë e shërbimit postar “Geniki Tahidromiki”.
Për çdo informacion ndihmës që mund të nevojitet për këtë rast, ju lutemi të na kontaktoni në numrin e Emergjencës: +306983661224