Këshilli i Ministrave sapo vendosi një formatim të ri të Agjencisë Kombëtare të Diaporës, një Agjensi e cila ka ekzistuar dhe më parë, por tani është pjesë e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.
Si vazhdim i detyrimeve dhe angazhimeve, që ne morrëm në Samitin e Diasporës, në fund të në nëtorit të vitit të kaluar, me idenë dhe dëshirën për të patur sa më shumë përpjekje të mira dhe sa më shumë zhvillim, në raport me të gjithë ata shqiptarë dhe shqiptare, të cilët jetojnë jashtë vendit.
Por, kanë nevojë dhe domosdoshmërinë për të patur një angazhim institucional me vendin amë dhe krijimin e kësaj Agjencie, pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, si mekanizmin e nevojshëm të punës së ministrisë sonë bazuar në nevojat aktuale të realiteteve në të cilat jetojmë.
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të ditës së sotme, ne vendosëm dhe për lehtësimin e regjimit të vizave për disa vende, përsa kohë po vjen dhe sezoni turistik. Vendet janë Arabia Saudite, Bahrejni, Katari, Omani dhe Tajlanda.
Përsa kohë, që numrat kanë treguar në bashkëpunim me Ministrinë e Turizimit, se numri i turistëve është në rritje, sidomos vitin e kaluar dhe kërkesat vazhdojnë të jenë progresivisht në rritje.
Dhe, kjo do jetë pjesë e një përpjekje tjetër maksimale, që qeveria jonë do të përqëndrojë në raport me lehtësimin e dhe favorizimin e të gjithë shtetasve të huaj, të cilët dëshirojnë t’i kalojnë pushimet në Shqipëri.