Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka reaguar pas votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në favor të anëtarësimit të Kosovës në KiE.
Ministri Hasani e cilësoi vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës si historik për Kosovën dhe popullin e saj.
“ Rekomandimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës është një njohje e progresit dhe potencialit të saj. Një hap vendimtar drejt rritjes së bashkëpunimit, stabilitetit dhe prosperitetit për popullin e Kosovës. Dëshmi e përkushtimit të Kosovës ndaj vlerave evropiane. ”tha ai.
Nesër, më 17 Prill, Asambleja Parlamentare pritet t’i përcjellë rekomandimin Komitetit të Ministrave për ta marrë në shqyrtim.
Kosova paraqiti kërkesën për anëtarësim në KiE më 12 maj të vitit 2022.