Tiranë, 11 nëntor 2024
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, prezantoi në Komision për Çështjet Europiane projektbuxhetin për vitin 2025, duke e cilësuar si më të madhin në në historinë e Shërbimit të Jashtëm, në shifrën e 3.8 miliardë lekë.
Ministri Hasani theksoi se: “Ky buxhet do të mbështesë funksionimin e misioneve diplomatike dhe konsullore, si dhe angazhimin tonë në nismat rajonale dhe në programet e BE-së si dhe përpjekjet për të forcuar diplomacinë ekonomike”.
Gjatë prezantimit, kreydiplomati Hasani u shpreh se, në projektbuxhetin e vitin 2025, pasqyrohet plani i qartë për realizimin e aspiratave evropiane deri në vitin 2030 “Disa nga objektivat më të rëndësishëm të politikës sonë të jashtme janë, mbështetja për Kosovën në procesin e njohjes ndërkombëtare dhe forcimin e kohezionit të faktorit shqiptar në rajon”
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ndër objektivat e saj për vitin 2025, ka parashikur hapja e 4 ambasada të reja, forcimin e diplomacisë ekonomike, si dhe rolin e diasporës shqiptare si një burim i çmuar për zhvillimin e vendit.
Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet përmirësimit të shërbimeve për qytetarët përmes platformave dixhitale, duke ofruar ndihmë të menjëhershme për mbrojtjen e interesave të qytetarëve tanë jashtë vendit.