Konsullata e Përgjithshme e RSH-së në Selanik ju njofton se, kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat ID për të gjithë shtetasit të cilët kanë aplikuar deri më datë 16 shkurt 2025.
Për tërheqjen e pasaportës biometrike dhe kartës të identitetit ID mund të paraqiteni në konsullatë çdo ditë gjatë orarit zyrtar, nga e hëna-enjten 9:00-15:00 dhe të premten 9:00-13:00
Ose do ju dërgohen me korier, në adresën tuaj të banimit, të cilën do ta deklaroni në momentin e aplikimit.
KUJDES!!! Dokumentat biometrike mund të tërhiqen brenda 1 viti nga dita e aplikimit, në rast të kundërt do të konsiderohen të refuzuara.
𝐽𝑢 𝑓𝑎𝑙𝑒𝑚𝑖𝑛𝑑𝑒𝑟𝑖𝑡
𝐾𝑜𝑛𝑠𝑢𝑙𝑙𝑎𝑡𝑎 𝑆𝑒𝑙𝑎𝑛𝑖𝑘
Newsroom
NJOFTIM PËR TËRHEQJEN E DOKUMENTAVE BIOMETRIKE: