Në datën 19 nëntor 2024 në ambientet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme u zhvillua takimi i Koordinatorëve Kombëtarë të Iniciativës së Evropës Qendrore (NEQ), i cili parapriu takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NEQ-së.
Sekretari i Përgjithshëm i NEQ, z. Roberto Antonione theksoi rolin thelbësor të NEQ në promovimin e dialogut, solidaritetit dhe bashkëpunimit, duke krijuar partneritete konstruktive rajonale në të gjithë Evropën Juglindore.
Takimi përfundoi me miratimin e Deklaratës së Përbashkët, e cila rikonfirmoi rëndësinë e rolit të NEQ-së në promovimin e bashkëpunimit rajonal për integrimin evropian dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Nëpërmjet kësaj deklarate shtetet pjesëmarrëse u angazhuan në nxitjen e bashkëpunimin për të përballuar sfidat e përbashkëta dhe për të kontribuar në një të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme për të gjithë rajonin.