Pritëm në Ambasadë një grup punonjësish të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), të cilët janë përfshirë në një trajnim njëjavor të titulluar “Administrimi i Medias dhe Raportimi” në Radio Televizionin Turk (TRT) në Turqi.
Ky program në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit midis dy institucioneve, synon përmirësimin e cilësisë së transmetimeve dhe zhvillimin e shkëmbimit kulturor ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë.