Gjatë kësaj vizite, ai u prit me ceremoni nga homologu i tij turk, gjeneral Metin Gürak, në Ankara. Gjatë takimit, u diskutua mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën e mbrojtjes, përfshirë trajnimin, edukimin, stërvitjet e përbashkëta, modernizimin dhe rritjen e kapaciteteve operacionale të Forcave të Armatosura.
Gjatë qëndrimit në Ankara, z. Kingji u takua edhe me ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, z. Yaşar Güler, ku u diskutua mbi zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe identifikimin e mundësive të reja për partneritet.
Gjithashtu, ai pati kënaqësinë të takojë studentët shqiptarë që studiojnë në akademitë ushtarake në Turqi, duke vlerësuar përkushtimin e tyre dhe rëndësinë e kontributit të tyre të ardhshëm në Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
Në përfundim të vizitës, z. Kingji vizitoi Ambasadën Shqiptare në Ankara, ku u takua me stafin dhe u informua mbi aktivitetet e tyre në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe mbështetjen e qytetarëve shqiptarë në Turqi.