1.1 Marrëdhëniet Shqipëri -Turqi
Shqipëria dhe Turqia janë dy vende që ndajnë shumë ngjashmëri në lidhje me kulturën dhe historinë e tyre. Ata kanë krijuar një marrëdhënie e cila kthehet shumë shekuj më parë. Marrëdhënia e tyre konsiston në bashkëpunim ekonomik, social dhe politik, të cilat kanë një histori të gjatë që datojnë që nga Perandoria Osmane deri në ditët e sotme.
Turqia dhe Shqipëria shënuan këtë dhjetor 100-vjetorin e nënshkrimit të Traktatit të Miqësisë së Përjetshme midis dy vendeve (i përbërë nga Traktati për Ndërtimin e Marrëdhënieve Diplomatike, Traktati për Çështjet Konsullore dhe Marrëveshjet e Shtetësisë), ndërkohë që marrëdhëniet Turqi-Shqipëri aktualisht janë ngritur edhe zyrtarisht në nivelin e partneritetit strategjik dhe janë shtuar gjithashtu vizitat e ndërsjella të nivelit të lartë në vitet e fundit.
Që pas rënies së komunizmit, Turqia ka ofruar ndihmë për Shqipërinë në sektorë të ndryshëm dhe gjatë fatkeqësive natyrore, ku në vitet e fundit spikasin ndihmat për banesat e familjeve që u prekën nga tërmeti i nëntorit 2019, ndërtimi i Spitalit Rajonal Memorial në Fier, Xhamia e Namazgjasë në Tiranë, kompania ajrore “Air Albania” dhe restaurimi i monumenteve të kulturës.
Kujtojmë se marrëdhëniet Turqi-Shqipëri u zyrtarizuan në nivelin e partneritetit strategjik pas nënshkrimit të deklaratës së përbashkët për Këshillin e Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë, gjatë vizitës së Kryeministrit Edi Rama në Turqi, në janar të këtij viti.
1.2 Ekonomia
PRANIA E KOMPANIVE TURKE NË SHQIPËRI
Sipas të dhënave të Regjistrit Kombëtar Tregtar të QKB-së në territorin e Shqipërisë janë aktive 559 kompani me pronësi turke. Ndër to, 471 kanë kapital 100% të huaj, ndërsa 88 prej tyre kapital të përbashkët. Kompanitë turke janë të pranishme në 9 nga 12 qarqet e vendit. Pjesa më e madhe e këtyre kompanive, përkatësisht 84 %, operojnë në territorin e Qarkut të Tiranës. Aktiviteti i kompanive me pronësi turke është i shpërndarë në disa fusha të aktiviteteve ekonomike.
Mes Shqipërisë dhe Turqisë ekziston një kuadër ligjor i pasur të cilat kane patur një impakt pozitiv në bashkëpunimin ndër vite.
Shkëmbimet intensive kanë rezultuar të suksesshme në drejtim të konsolidimit të partneritetit strategjik ekzistues ndërmjet dy vendeve, si dhe pasurimit të bashkëpunimit institucional në të gjitha fushat dhe nivelet edhe gjate v. 2021. Këto shkëmbime kanë konfirmuar qartë vullnetin politik për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për të identifikuar fushat e reja të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, veçanërisht në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare.
Mbas vizitës së KM Rama në Turqi 6-7 janar 2021 u nënshkruan dokumentet e mëposhtme:
– Deklaratën e përbashkët për Këshillin e Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë,
– Marrëveshje të bashkëpunimit në fushën e mjekësisë,
– Marrëveshje e bashkëpunimit ne fushën e arsimit,
– Marrëveshje e bashkëpunimit ne fushën e Infrastrukturës,
– Protokolli bashkëpunimit për restaurimin e Xhamisë së Plumbit dhe projekti i sistemit për mbrojtje nga vërshimet.
Marreveshjet qe u nenshkruan gjate vizites se Kryeministri Edi Rama në Turqi me 20 shkurt 2024 ;
– Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve -Klimatike të Republikës së Turqisë për bashkëpunim ne fushën e mjedisit.
– Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve të Republikës së Turqisë për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe zonave të mbrojtura.
– Marrëveshje ndërmjet KM të RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë mbi statusin e zyrës së koordinimit të programit TIKA Tirana.
– Marrëveshje kuadër ushtarake ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.
– Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë në Fushat e Medias dhe Komunikimit për komunikimin dhe informimin publik.
– Protokoll Bashkëpunimi midis Korporatës Turke të Radio Televizionit dhe Radio Televizionit Shqiptar.
PËRFUNDIME
Marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Turqisë janë të shkëlqyera. Një nga faktorët kryesorë për të nxitur këtë miqësi është edhe se Turqia konsiderohet një partner kryesor tregtar i Shqipërisë, ndaj Shqipëria i jep prioritet zgjerimit të marrëdhënieve ekonomike e tregtare dhe nxitjes së investimeve direkte turke në Shqipëri.
Vlerësohet ecuria e bashkëpunimit ekonomik dhe tendenca në rritje e shkëmbimeve tregtare ndërmjet vendeve tona, të cilat janë të qëndrueshme, ndërkohë që ekzistojnë mundësi mjaft të mëdha për zgjerimin e tyre.
Turqia ka qenë dhe mbetet një partner i rëndësishëm strategjik i Shqipërisë në rajon e më gjerë, prandaj forcimi, zgjerimi dhe thellimi i pandalshëm i marrëdhënieve të shkëlqyera me Turqinë mike e aleate në NATO, në kushtet e reja të angazhimeve të përbashkëta të sigurisë, paqes dhe të zhvillimit ekonomik, mbetet një nga prioritetet e rëndësishme të politikës së jashtme të institucioneve shqiptare.
Shqipëria dhe Turqia, pavarësisht nga historia e gjatë së bashku, duhet të mbajnë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin dhe duke i kushtuar vëmendje të madhe për tu zhvilluar atë më tej. Një tregti e tillë heq pengesat e panevojshme, u jep vendeve mundësinë për të njohur potencialin real dhe e afron atë me tregjet e mëdha ndërkombëtare në të gjithë globin.
Mund të konkludohet se tregtia me Turqinë ka sjellë perceptime të reja në tregun e brendshëm, duke paraqitur produkte inovativë, duke qenë lider në industri të rëndësishme dhe duke eliminuar barrierat e kufijve, për këtë arsye duke rritur ekonominë e një vendi të vogël si Shqipëria.