Blerta KADZADEJ
Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Turqi
Blerta KADZADEJ shërben si Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Ankara, rezidente dhe Ambasadore në Republikën e Azerbajxhanit, Republikën e Kirgistanit, Republikën e Kazakistanit, Gjeorgjisë, Republikës Islamike të Pakistanit dhe Republikës Islamike të Afganistanit, jorezidente.
Në vitin 1993 u diplomua për Master në Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Universitetin e Tiranës, ku edhe në vitin 2012 mori titullin MBA, nga Fakulteti i Ekonomisë në bashkëpunim me Universitetin e Nebraskës, SHBA. Znj. Kadzadej shërbeu si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Stamboll nga korriku 2019 – shtator 2023, ajo gjithashtu shërbeu si Drejtoreshë e Përgjithshme e Burimeve Njerëzore, Shërbimeve Ekonomike dhe Mbështetëse në Ministrinë e Punëve të Jashtme midis 2013 dhe 2019, Zëvendës Drejtoreshë e Vendit për Projektin e USAID-it për Zhvillimin e Ndërmarrjeve Konkurruese midis 2010 dhe 2013, Menaxhere e programit për projektin e USAID-it për Sundimin e Ligjit midis 2007 dhe 2010.
Ajo ishte pedagoge me kohë të pjesshme e gjuhës angleze në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja midis viteve 2004 dhe 2010. Pozicionet e saj të mëparshme ishin Menaxhere Programi për Projektin e USAID-it për Sundimin e Ligjit 2006-2007, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ndërmjet viteve 2003 dhe 2006, Zëvendës Drejtoreshë e Vendit dhe Menaxhere e Projektit për Projektet e USAID-it për Rritjen Ekonomike të njëpasnjëshme ndërmjet viteve 1994 dhe 2002. Të tjera përvoja përfshijnë një praktikë në Fondacionin Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve në Nju Jork midis 1995 dhe 1996.