Nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Ukrainë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Diplomatik të Ukrainës (GDIP) më 5 nëntor 2024, midis Ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Shqipërisë në Ukrainë SH.T.Z. Ernal Filo dhe Drejtorit të Përgjithshëm të GDIP, z. Pavlo Kryvonos dhe stafit, finalizon vendimin e Republikës së Shqipërisë për të hapur misionin diplomatik në Kiev çka përbën një hap historik për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe ukrainas-shqiptare.
Në takimin që u zhvillua pas nënshkrimit, biseda u fokusua në nënshkrimin e një sërë aneksesh që do të kontribuojnë në funksionimin e qëndrueshëm dhe të funksional të Ambasadës. GDIP garantoi Ambasadorin Filo se do të bëjë çdo përpjekje për të siguruar kushte të përshtatshme për mbarëvajtjen e punës së diplomatëve në Ukrainë