Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Ukrainë, z. Ernal Filo, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Kulturore “Bashkëpunim për Qëndrueshmëri”, e cila u zhvillua në datat 01-02 shkurt 2025, në Uzhhorod. Kryetarët e delegacioneve pjesëmarrëse dënuan ashpër shkatërrimet në masë të gjerë të pasurisë kulturore dhe historike të Ukrainës nga ana e Rusisë dhe bënë thirrje për solidaritet jo vetëm në mbrojtjen e tyre por edhe në restaurimin në periudhën pas luftës. U kërkua që të mbahet përgjegjësi nga të gjithë ata që janë të përshirë në shkatërrimin e pasurisë kulturore dhe historike të Ukrainës dhe vjedhjen e objekteve kulturore, historike dhe arkeologjike. Përfaqësuesit zyrtarë nga Ukraina por edhe nga vendet pjesëmarrëse e konsideruan agresionin rus jo vetëm si territorial, por edhe si një agresion për të zhdukur identitetin kombëtar dhe historinë e Ukrainës. Shqipëria jo vetëm shpreh mirënjohjen e thellë për qëndresën e Ukrainës në mbrojtje të identitetit kulturor, por e konsideron përfshirjen e elementëve kulturor dhe artistik në rivendosjen e infrastrukturës publike si një komponent që jo vetëm rindërton por edhe rikoncepton një të ardhme që shijon pasurinë duke forcuar kreativitetin dhe inovacionin. Jemi të gatshëm të ndajnë eksperiencën tonë duke ofruar mbështetje në rrugën e Ukrainës drejt ringritjes, me bindjen se kultura është gur themeli për identitetin, unitetin dhe shpresën.