Se bashku me 31 Ambasadore te akredituar ne Ukraine vizituam personalisht vendin e ku ndodhi nje nga krimet me te pergjakshme ruse me 19 viktima, prej te cileve 9 ishin femije. Ne shenje ngushellimi dhe solidariteti, secili Ambasador vendosi 1 loder ne kujtim te femijeve qe humben jeten.
Më pas, përgjatë gjithë ditës, nën drejtimin e autoriteteve lokale, vizituam një sërë lokacionesh ku kanë ndodhur sulme me humbje jetë njerëzish, dëmtime të infrastrukturës kritike, qendra të arsimit dhe shëndetësisë, objekte biznesi etj.
Dëshmitë rrëqethëse dhe ajo çka pamë atje tregojnë edhe një herë se kjo luftë duhet të mbarojë sa më shpejt me një paqe të qëndrueshme dhe drejtë për Ukrainën.

