Më 4 shkurt, Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës organizoi per Trupin Diplomatik te akredituar ne Kiev, një vizitë informative në Termocentralin e Darnytsky në Kyiv. Në këtë vizitë mori pjesë edhe Ambasadori i Shqipërisë, z. Filo.Termocentrali u bë më 3 shkurt objekt i një sulmi të rëndë rus. Diplomatët panë nga afër pasojat e shkatërrimit të këtij objekti kritik civil, i cili furnizon me ngrohje nga 300 deri në 500 mijë banorë, si dhe institucione jetike si kopshte, shkolla dhe spitale, në një periudhë me temperatura ekstreme të ulëta.
Zëvendëskryeministri për Rindërtimin e Ukrainës dhe Ministri për Zhvillimin e Komuniteteve dhe Territoreve, z. Oleksii Kuleba u tha te pranishmeve se sulmet e vazhdueshme ndaj infrastrukturës kritike civile përbëjnë shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe i beri thirrje Trupit Diplomatik te informojne vendet e tyre per sensibilizimin e kesaj situate shume te rende humanitare duke mirepritur gjithashtu cdo lloj asistence per rindertimin e objekteve te shkaterruara.







