Kyeministri i Republikes se Shqipërisë, z Edi Rama dhe Kryeministri i Ukraines, z. Denys Shmyhal, zhvilluan nje bisede online.
Ata u ndalën në temën e bashkëpunimit në fushen e mbrojtjes. Kryeministri Shmyhal në veçanti falënderoi Shqipërinë për stërvitjen e ushtrisë ukrainase. Ukraina pret me padurim vazhdimin dhe zgjerimin e këtij programi në përputhje me marrëveshjen për bashkëpunim dhe mbështetje afatgjatë të nënshkruar në janar ndërmjet Presidentit të Ukrainës dhe Kryeministrit të Shqipërisë.
Ndër të tjera, u diskutua edhe mbi mbajtjen e Rusisë përgjegjëse dhe rritjen e presionit përmes sanksioneve. Ukraina po koordinon përpjekjet e saj me partnerët për të luftuar “flotën hije” ruse.
Kryeministri i Ukraines, z. Shmyhal, përshëndeti hapjen e ambasadës shqiptare në Kiev. Ajo do te forcoje bashkëpunimin dypalesh në të gjitha nivelet. Qeveria vlerëson mbështetjen e Shqipërisë për nismat në favor të Ukrainës dhe anëtarësimit të ardhshëm të saj në BE dhe NATO.
Shmyhal falenderoi Shqiperine për ndihmën që ka dhene pas pushtimit rus në shkallë të gjerë.