Më 27 Janar, Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Ukrainë, SH.T.Z. Ernal Filo, në prezencë të Presidentit të Ukrainës, SH.T.Z. Volodymyr Zelensky, Trupit Diplomatik, rabinëve dhe përfaqësuesve të lartë të shtetit, mori pjesë në ceremoninë në kujtim të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, organizuar në Kiev.
“Më 27 janar, bota kujton viktimat e Holokaustit. Ishte një përpjekje e qëllimshme e nazistëve për të zhdukur një komb të tërë – për të vrarë të gjithë njerëzit e tij, për të shkatërruar gjithçka që u ngjan hebrenjve. Gjashtë milionë viktima. Krimi i Holokaustit nuk duhet të përsëritet kurrë, por për fat të keq kujtesa e Holokaustit po zbehet gradualisht. Dhe e keqja që kërkon të shkatërrojë jetët e kombeve të tëra ekziston ende në botë. Të gjithë duhet të luftojmë për jetën dhe të kujtojmë se indiferenca është një pleh për të keqen. Ne duhet të kapërcejmë urrejtjen që çon në abuzim dhe vrasje. Nuk duhet të lejojmë amnezinë. Dhe ky është misioni i të gjithëve – të bëjmë gjithçka që e keqja të mos fitojë”, u shpreh Presidenti i Ukrainës, SH.T.Z. Volodymyr Zelensky.