Diaspora rikthehet në shtëpi! Momenti që na bashkon po afron!
Të nderuar bashkëatdhetarë,
Nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama, ftoheni të merrni pjesë në edicionin IV të Samitit të Diasporës Shqiptare.
Samiti IV i Diasporës Shqiptare
Tiranë
14–15 Prill 2026
Ky Samit është një hapësirë dialogu, bashkëpunimi dhe vizioni mes shqiptarëve kudo në botë.
Samiti përbën mundësi për të ndarë ide, përvoja dhe për të forcuar lidhjet mes diasporës dhe institucioneve në Shqipëri
Bëhu pjesë e këtij takimi të rëndësishëm dhe kontribuo në të ardhmen që ndërtojmë së bashku drejt Shqipërisë 2030
Regjistrohuni në linkun më poshtë:
https://forms.office.com/e/YkTRgy8fYJ
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë; Agjencia Kombëtare e Diasporës


