Më datë 14 prill 2025, Ambasadori i Republikës së Shqiperisë në Kiev, Z. Ernal Filo, zhvillovi një takim me Ministrin e Rinisë dhe Sporteve të Ukrainës, z. Matviy Bidny.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e sportit dhe politikave rinore.
Ministri, z. Matviy Bidny shprehu mirënjohjen për Republikën e Shqipërisë dhe popullin e saj për mbështetjen ndaj Ukrainës gjatë pushtimit rus në shkallë të gjerë, si dhe për qëndrimin e tyre të vendosur në dënimin e veprimeve të Rusisë dhe Bjellorusisë që në ditët e para të agresionit të armatosur. Ai shprehu falënderime për ndihmën e dhënë qytetarëve ukrainas, përfshirë atletët që u detyruan të largoheshin nga vendi.
Duke marrë fjalën, Ambasadori Filo informoi Ministrin Bidny mbi mbështetjen që qeveria shqiptare i ka dhënë Ukrainës jo vetëm në planin dypalësh, por edhe në organizma ndërkombëtare, duke dënuar që në fillim agresionin e paprecedent rus ndaj Ukrainës. Shqipëria i kushton një rëndësi të madhe marrëdhënieve shumë të mira me Ukrainën, çka e dëshmon edhe hapja për herë të parë e Ambasadës në Kiev. Më tej, ai konfirmoi gatishmërinë e Republikës së Shqipërisë për të vazhduar mbështetjen për Ukrainën, veçanërisht në çështjet e politikave rinore, iniciativave sportive, shkëmbimit të përvojës ndërmjet specialistëve, si dhe në përshtatjen të rinjve ukrainas që banojnë përkohësisht në Shqipëri në jetën publike.
Për thellimin e bashkëpunimit, bashkëbiseduesit u dakordësuam që të punojnë për një draft-Memorandum Bashkëpunimi në fushën e Sportit dhe Rinisë, i cili do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona për zhvillimin e një rinie aktive, të shëndetshme dhe të përgjegjshme për shoqërinë e dy vendeve.