Me Genci Nimanbegun, kryetar i Komunës së Ulqinit dhe i partisë Forca Demokratike. Takimi ishte sa i përzemërt, aq edhe konstruktiv. Tematika u përqendrua në detajime konkrete dhe me afate të ideve, projekteve dhe drejtimeve të punës së përbashkët në fushat ekonomike, kulturore, infrastrukturore, turistike, të punësimit etj. Shkëmbimi paraprak dhe i nevojshëm i informacionit dhe statistikave u konceptua, si pararojë e realizimit të bashkëpunimit të programuar të qeverisë shqiptare në përgjithësi dhe në veçanti të Bashkisë së Shkodrës me Komunën e Ulqinit. U theksua, se fryma e integrimeve rajonale, lokale, apo ndërkufitare vetëm sa forcojnë perspektivën e integrimeve më të gjera evropiane.
Newsroom
Hap pas hapi dhe me afate: dinamizim i gjithanshëm nga projektet modeste te ato strategjike