Në 21 janar 2025, në mjediset e Konsullatës së Përgjithshme të RSH-së në Ulqin, të çelur së fundmni, u zhvillua një takim midis Konsullit të Përgjithshëm, Arben Doçi dhe disa prej anëtarëve të KKSH-së në MZ, të prirë nga kryetari, Faik Nikaj. Fokusi i takimit u vu te kontributi vullnetar i MEPJ-së dhe me interesimin e veçantë të Ministrit, Igli Hasani, për “Librari Ulqinin”, e vetmja librari në MZ që përcjell dritë diturie vetëm në gjuhën shqipe. Shuma prej 50.000 euro të lëvruara tashmë për vitin 2025 vjen e treta në rradhë që nga përurimi i kësaj librarie në vitin 2021, me kontributin e qeverisë shqiptare. Në vijim të mirënjohjes për ndihmën e dhënë, të pranishmit në takim shpalosën ide, skica, projekte të aktivizimit të mëtejshëm të veprimtarisë së KKSH-së si edhe ngritën probleme të bashkëpunimit me Shqipërinë, në ato fusha që përfshihen në kuadër të statusit të KKSH-së.
Newsroom
Dritë diturie në shqip- vijon ndihma e MEPJ-së për “Librari Ulqinin”