Në takimin me një grup të përfaqësuesve të sipërmarrjes së Ulqinit dhe të Tivarit nga fushat e industrisë së turizmit e hotelerisë, të ndërtimit dhe prodhimit të mobilieve, të tregtisë e shërbimeve etj, u paraqitën me seriozitet të angazhuar ide, platforma dhe koncepte sa të avancuara po aq edhe realiste. Kryefjala e takimit ishte gjeoekonomia dhe modernizimi i infrastrukturës që ndihmon zhvillimin ndërkufitar në kuptimin më të gjerë të fjalës. Zhvillimet e kohëve të fundit që ndikojnë mbi perspektivën ekonomiko-sociale të zonës gjetën pasqyrim konstruktiv gjatë diskutimeve.
Newsroom
Konsultimi me biznesin si lokomotivë e bashkëpunimit ekonomik