Në 7 prill 2025 u përurua çelja e Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Ulqin. Me pjesëmarrjen e MEPJ, Igli Hasani, homologut të tij të Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviç, Kryetarit të Komunës Genci Nimanbegu, ambasadoreve të RSH-së dhe RK-së, Zhaklina Peto dhe Ariana Zherka-Hoxha, si edhe atyre deputetë, ministra, përfaqësues të shoqërisë civile, të mediave, kulturës, arsimit etj, fotografitë e mëposhtme sjellin fragmente spontane nga ceremonia e hapjes dhe prerja e shiritit, vizita në Komunën e Ulqinit, “Librarinë Ulqini” dhe çaste nga kokteji i rastit.
Për çdo nismë pozitive që begaton mundësitë tona të zhvillimit të përbashkët, dyert e konsullatës do të jenë të hapura me ngrohtësi.
Konsulli i Përgjithshëm, Arben Doçi