Gjatë vizitës së tij në Ulqin, kreu i Komunitetit Islam të Kosovës, Naim ef. Tërnava dhe kreu i Bashkësisë Islame në Ulqin, Ali ef. Bardhi vizituan edhe KPU. Nga ana e klerikut të lartë nga Kosova u theksua, ndër të tjera, rëndësia e madhe e çeljes së KPU, që krijon mundësi të mëdha për një frymëmarrje më të thellë jetike për interesat shqiptare. Gjatë bashkëbisedimit dolën në pah mjaft konstatime të përbashkëta, apo shkëmbime të mendimeve, sa i përket situatës dhe përmirësimit të kushteve ekonomiko-socialo-kulturoro-arsimore-religjioze të shqiptarëve në komunat e Ulqinit e Tivarit, duke i dhënë vizitës së miqve nga Kosova ngrohtësi të veçantë.
Newsroom
Takim me krerët e komuniteteve