Gjatë vizitës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj në Ulqin, ndër të tjera, ai zhvilloi një takim konsultativ dhe frytdhënës me faktorin politik shqiptar në Konsullatën e Përgjithshme të RSH-së në Ulqin.
Në takim u diskutua mbi sfidat e të tashmes dhe të së ardhmes, faktorizimin e mëtëjshëm të Ulqinit në bashkëpunimin me Shqipërinë, në të gjitha fushat dhe perspektivat tona europiane. Presidenti Begaj shprehu gatishmerinë për komunikim të ndërsjelltë dhe konkret me subjektet politike shqiptare në Mal të Zi në funksion të rritjes së efikasitetit të bashkëpunimit me shqiptarët e Malit të Zi.



