Komunikimi me përfaqësuesit e religjionit prodhon interes të veçantë, sepse nuk është rutinor dhe me formalitet protokollar. Bashkëbisedimi me ta përmban, jo vetëm tematikat që synojnë përsosjen morale dhe qytetëruese të grigjës, por edhe ndjeshmëritë kulturore, arsimore, apo identitare të njeriut shqiptar, sfidat që ai has në komunën e Ulqinit. Me Don Gabriel Grabanicën, prijës në kishën në Braticë dhe Dom Simon Filipaj prijës në kishën në Shtoj, u diskutuan drejtimet e bashkëpunimit tonë dhe shfrytëzimi i praktikave ligjore në funksion të kultivimit të mëtejshëm të brezit të ri me identitetin shqiptar në zonën ku ata veprojnë.
Newsroom
Komunikimi me përfaqësuesit e religjionit