
Shkolla e parë shqipe në Ulqin
Gëzuar 7 Marsin të dashur mësues!
Kujtim i përjetshëm qoftë për dëshmorët e arsimit shqiptar, për ata që na sjellin ndërmend, se çdo gërmë e alfabetit tonë kullon gjak dhe është larë me djersë e sakrifica!
Nderim i thellë për mësuesit tanë që mbajtën ndezur edhe në kohërat më të errëta dritën e diturisë dhe të atdhedashurisë!
Respekt i pakufishëm për mësuesit tanë, për ata që emancipuan në gjuhën shqipe breza të tërë të rezistencës ndaj asimilimit dhe zhbërjes së gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare!
Përulje për ata që na mësuan për herë të parë të hidhnim në kartë fjalët e para, nënë e atdhe, për ata që na çelën dritaret e horizontit të diturisë dhe dashurisë për njerëzoren, natyrën, shkencën dhe artin!
Paçi përgjithmonë urime nga zemra, nga vogëlushë e të thinjur tashmë: Gëzuar Ditën e Mësuesit, si vlerën e vlerave, për ju, që mësuesinë nuk e shihni si profesion, por si mision i barasvlershëm me jetën vetë!
Konsulli i Përgjithshëm
Arben Doçi