Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në segmentin e nivelit të lartë të UNESCO-s me temë “Partneritete me palët e interesit në mbështetje të transformimit dixhital”, me ftesë të Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azoulay.
Ky segment i nivelit të lartë mblodhi krerët e shteteve dhe qeverive, CEO-të, drejtuesit e organizatave shumëpalëshe, udhëheqës të shoqërisë civile dhe figura të tjera të shquara. Diskutimet u përqendruan në mënyrën se si UNESCO, përmes partneriteteve, po trajton ndryshimet klimatike dhe transformimin dixhital në një formë që përfiton si njerëzit ashtu edhe planetin.
Newsroom
Vizitë Zyrtare e SH.T.Z Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë në UNESCO