Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, z. Blendi Gonxhja, së bashku me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, znj. Mirela Kumbaro, zhvilluan një vizitë dyditore në selinë qendrore të UNESCO-s në Paris. Gjatë kësaj vizite, ata patën një takim mjaft produktiv me Nëndrejtorin e Përgjithshëm të UNESCO-s për Kulturën, z. Ernesto Ottone.
Gjatë takimit, palët ranë dakord për një plan pune dhe një protokoll teknik dhe politik, duke synuar forcimin e bashkëpunimit me organizatën për menaxhimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e qëndrueshme të qendrave të trashëgimisë botërore dhe kulturore në Shqipëri.
Në këtë kontekst, u diskutuan edhe dosjet e rëndësishme për Shqipërinë, si Butrinti, Gjirokastra, Berati dhe Ohri, të cilat përbëjnë trashëgimi kulturore dhe natyrore. Gjithashtu, një dosje e re u shtua në diskutimet me UNESCO-n, që lidhet me biodiversitetin dhe punën e kryer deri tani për lumin Vjosa, lumi i fundit i egër në Evropë. Po përgatitet dosja për regjistrimin e tij në kategorinë e dedikuar “Njeriu dhe Biosfera” në UNESCO.
Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në Shqipëri mbështetet te dy pasuritë e saj më të mëdha: natyra dhe trashëgimia kulturore.
Newsroom
“Njeriu dhe Biosfera” në UNESCO