Arkivi Fotografik “Marubi”, që përmban më shumë se 500,000 negativë, objekte dhe dokumente historike të krijuara nga fotografët pionierë Pietro dhe Kel Marubi, është përfshirë zyrtarisht në Regjistrin Ndërkombëtar “Memory of the World” të UNESCO.
Vendimi njihet si një nga momentet më të rëndësishme për trashëgiminë dokumentare shqiptare dhe botërore, duke vlerësuar rëndësinë historike, sociologjike, kulturore dhe antropologjike të koleksionit fotografik që dokumenton jetën, kulturën dhe historinë e popullit shqiptar përgjatë një shekulli.
Kjo përfshirje në Regjistrin e UNESCO-s jo vetëm që i jep arkivit një status ndërkombëtar si trashëgimi dokumentare e njerëzimit, por gjithashtu nxit iniciativat për ruajtje, digjitalizim, ndërveprim kulturor dhe bashkëpunim shkencor



