Në datat 9-23 tetor 2024 në UNESCO u mbajt sesioni i 220 i Bordit Ekzekutiv, organi më i lartë vendimmarrës i UNESCO-s. Bordi është përgjegjës për mbikqyrjen e zbatimit të programit dhe buxhetit, duke siguruar përmbushjen e misionit fisnik të Organizatës: ndërtimin e një kulture paqeje, çrrënjosjen e varfërisë, promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe nxitjen e dialogut ndërkulturor, përmes arsimit, shkencës, kulturës, komunikimit dhe informacionit.
Ky sesion kishte një rëndësi të veçantë edhe në aspektin financiar, pasi u negociua dhe përgatit Projekt-Programi dhe Buxheti i UNESCO-s për periudhën 2026-2029. Ky dokument adreson sfidat aktuale, ndërkohë që hedh bazat për një të ardhme më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
Shqipëria mori pjesë në mënyrë aktive në të gjitha diskutimet, me fokus kryesor çështjet që lidhen me Ukrainën, Afganistanin, Gazën, raportin e auditimit të brendshëm për mekanizmat e kontrollit buxhetor dhe strategjinë e menaxhimit të riskut, Strategjinë e Burimeve Njerëzore, përdorimin e inteligjencës artificiale, kodin etik dhe procedurën e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të UNESCO-s.
Newsroom
Në datat 9-23 tetor 2024 në UNESCO u mbajt sesioni i 220 i Bordit Ekzekutiv