Në datat 14 dhe 15 janar 2025, Kryeministri z. Edi Rama, mori pjesë në punimet e Forumit të Energjisë së Qëndrueshme të zhvilluar në Abu Dhabi. Gjatë vizitës, Kryeministri zhvilloi një takim me Presidentin e EBA, Sheikh Mohamed bin Zayed dhe mori pjesë në seancën plenare të hapjes së punimeve të Forumit. Në kuadër të kësaj vizite u nënshkruan disa marrëveshjeve të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe sikur ajo trilaterale për ndërtimin e linjës së intekonjeksionit Shqipëri-Itali-EBA; granti i Emirateve të Bashkuara Arabe në fushën e bujqësisë dhe marrëveshja midis Ministrisë së Financave dhe kompanisë shtëtërore të EBA për printimin e letrave me vlerë.
Newsroom
Vizita e Kryeministrit Edi Rama në Abu Dhabi, 14-15 Janar 2025