Në datën 14 Nëntor 2024, gjatë COP29 në Baku, në prani të Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Dr. Sultan AlJaber, u nënshkrua Marrëveshja Joint Venture ndërmjet KESH dhe gjigantit emiratas Masdar për zhvillimin e projekteve të energjisë së rinovueshme.
Ky partneritet do të luajë një rol të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve energjetike të vendit, si dhe në mbështetjen e synimit të Shqipërisë për t’u bërë një eksportues neto, duke kontribuar në objektivat e sigurisë dhe qëndrueshmërisë energjetike të rajonit.
Kjo marrëveshje është gjithashtu një një komponent thelbësor i partneritetit më të gjerë strategjik midis Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe