📢 Njoftim: Interneti u rregullua! (29 tetor)
Problemi teknik në rrjetin e internetit tashmë është zgjidhur dhe shërbimet konsullore janë rikthyer plotësisht në funksion.
Të gjithë qytetarët që kishin takime të planifikuara gjatë ditëve të kaluara ose që nuk mundën të përfitonin shërbimet për shkak të defektit, mund të paraqiten tashmë normalisht, pa pasur nevojë për ri-rezervim.
Ju falenderojmë sinqerisht për mirëkuptimin dhe durimin tuaj gjatë kësaj periudhe.
Me respekt,
Ambasada e Shqipërisë, Londër 🇦🇱
——- 26 tetor 2025
Për shkak të një defekti serioz në rrjetin e internetit jashtë godinës së Ambasadës, ne aktualisht nuk mund të ofrojmë shumicën e shërbimeve konsullore.
Të gjithë aplikuesit për pasaporta me takime të planifikuara te paktën për ditën e hënë deri te mërkurë mund të vijnë një ditë tjetër, pa pasur nevojë për ri-rezervim.
Teknikët e internetit kanë punuar që nga mbrëmja e së premtes gjatë fundjavës e ditëve në vazhdim, por problemi ende nuk është zgjidhur.
Na vjen keq për këtë pengesë.
Do të ju njoftojme sapo shërbimi të rikthehet.
Faleminderit për mirëkuptimin.


