Shqipëria dhe Këshilli i të Drejtave të Njeriut
Shqipëria ka qenë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut (KDNJ) gjatë viteve 2015-2017. Aktualisht mban statusin e vëzhguesit, duke ruajtur një nivel të lartë përfaqësimi falë një
koordinimi pozitiv dhe një dinamike të re të organizimit dhe mbikëqyrjes së aktiviteteve të KDNJ.
Misioni i Republikës së Shqipërisë në Gjenevë, bazuar në udhëzimet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ushtron veprimtarinë e tij për garantimin e rolit aktiv të vendit në
kuadër të KDNJ-së, në zbatim të prioriteteve kyçe të Republikës së Shqipërisë. , në lidhje me respektimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në seancat
dhe deklaratat e KDNJ në kapacitet kombëtar, respektimin e deklaratave të BE-së, bashkëpunimin dhe zhvillimin e negociatave joformale në procesin e rritjes së efikasitetit dhe reformimit të
KDNJ, etj.