Një aktivitet anësor i rëndësishëm dhe shumë aktual i Komitetit të Dimensionit Njerëzor të OSBE u mbajt sot në Vjenë me temën: “Mbrojtja e Lirisë së Medias dhe Integritetit Zgjedhor: Luftimi i Dezinformimit dhe Forcimi i Besimit”.
Ekspertë, institucione të OSBE-së dhe shtetet pjesëmarrëse diskutuan mbi mënyrat më efektive për të adresuar dezinformimin lidhur me zgjedhjet, duke ruajtur njëkohësisht lirinë e medias, mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe forcimin e besimit të publikut në proceset demokratike.
Mirënjohës ndaj ekipeve të RFoM dhe ODIHR për organizimin e shkëlqyer të përbashkët të këtij eventi, si edhe ndaj panelistëve dhe delegacioneve të OSBE-së për diskutimin interaktiv dhe shkëmbimin konstruktiv të ideve.
Në fjalën e saj hapëse, Ambasadorja Gjermeni tha “Ne duhet të mbetemi të qartë për një parim themelor: përpjekjet për të luftuar dezinformimin duhet të respektojnë plotësisht lirinë e shprehjes, lirinë e medias dhe sundimin e ligjit. Gazetaria e pavarur dhe mediat pluraliste nuk janë pjesë e problemit — ato janë një pjesë thelbësore e zgjidhjes.”.
Takimi u mbajt një ditë para takimit të rregullt të Komitetit të Dimensionit Njerëzor.



