Të nderuar qytetarë,
Ju informojmë se Zyra Konsullore në Nju Jork, për të përmbushur kërkesat e qytetarëve shqiptarë, që jetojnë në territorin e SHBA-ve, do të ofrojë shërbimin për pajisjen me pasaportë dhe/ose kartë identiteti edhe ditët e shtuna, duke filluar nga data 08 shkurt 2025 deri më datë 31 korrik 2025.
Orari i ofrimit të shërbimeve do të jetë nga ora 09:00 deri në ora 14:00.
Ju kujtojmë se shtyrja e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve aktuale është e vlefshme 𝐯𝐞𝐭ë𝐦 𝐩ë𝐫 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐞 𝐯𝐨𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭, 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐦ë 𝟏𝟏 𝐦𝐚𝐣 𝟐𝟎𝟐𝟓. Kjo shtyrje 𝐧𝐮𝐤 𝐯𝐥𝐞𝐧 për udhëtime, shërbime konsullore apo procedura të tjera që kërkojnë dokument identifikimi të vlefshëm.
Për më shumë informacion lutemi kontaktoni Zyrën Konsullore në Nju Jork:
Adresa: Consulate of Albania, 320 E, 79th St, New York, NY 10075
Tel: (212) 255-7381
Email:consulate.newyork@mfa.gov.al