Rikonfirmuam marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona, të bazuara në miqësinë historike mes shqiptarëve dhe hebrenjve.
Shqipëria qëndron fort kundër çdo forme antisemitizmi dhe intolerance. Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë ekonominë dhe turizmin.
E ftova Ambasadorin të vizitojë Shqipërinë, për të parë nga afër mikpritjen shqiptare, potencialin që ofron Shqipëria dhe për të forcuar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve.