Mirënjohje për ish-ambasadorët e SHBA-së në Shqipëri: Marcie B. Ries, Marisa R. Lino, Yuri Kim dhe Alexander Arvizu, për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, në mbështetjen e rrugëtimit euroatlantik të Shqipërisë dhe në ndërtimin e një miqësie të veçantë mes dy popujve tanë.
Ishte kënaqësi e veçantë për mua t’i prisja në ceremoninë e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, dhe t’u shprehja edhe një herë falenderime për gjithçka kanë bërë për vendin tonë.
Prania e tyre, përkrah komunitetit shqiptar në Uashington, e pasuroi këtë moment të rëndësishëm dhe dëshmoi edhe një herë vazhdimësinë e miqësisë dhe partneritetit të qëndrueshëm mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


