Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, z. Ervin Bushati, mori pjesë në ceremoninë solemne të emërimit të neurokirurgut të njohur shqiptaro-amerikan, z. Gentian Toshkezi, si Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë në Filadelfia, Pensilvani.
Hapja e kësaj konsullate nderi shënon një gur themeli në forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe SHBA-së dhe përfaqësimin dinjitoz të komunitetit të jashtëzakonshëm shqiptaro-amerikan në shtetin e Pensilvanisë.
Urime të përzemërta z. Toshkezi për këtë detyrë të lartë dhe të merituar! Profesionalizmi, përkushtimi dhe suksesi i tij janë një burim krenarie për të gjithë shqiptarët.