Fillimi i një jave intensive na gjen me një agjendë të ngarkuar pune dhe me energji të reja për detyrat tona të përditshme. Në këtë sesion të rëndësishëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që përkon me 70-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, vendi ynë vjen me qartësi dhe vendosmëri për të forcuar bashkëpunimin shumëpalësh dhe për të kontribuar aktivisht në debatin global mbi paqen, sigurinë dhe zhvillimin.
Delegacioni shqiptar po bashkëpunon ngushtësisht me partnerë e miq, rajonalë dhe globalë, për të avancuar interesat dhe vizionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Ky është një moment i rëndësishëm për të dëshmuar rolin konstruktiv dhe të besueshëm të vendit tonë, në një kohë kur solidariteti dhe bashkëpunimi janë më të domosdoshëm se kurrë.