Gjatë festimeve të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Ambasadori Bushati pati kënaqësinë të takonte Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Daniel J. Lawton.
Z. Lawton, duke përshëndetur Festën tonë Kombëtare në emër të qeverisë amerikane, vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe SHBA–Shqipëri, rolin e Shqipërisë si faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, si dhe kontributin tonë në sigurinë kolektive në kuadër të NATO-s.
Ai theksoi gjithashtu bashkëpunimin e fortë dypalësh në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si pjesë e objektivave të përbashkëta mes dy vendeve.
Në mbyllje, Z. Lawton nënvizoi se SHBA mbështet plotësisht Shqipërinë dhe se stabiliteti e siguria e vendit tonë shihen si një portë hyrëse për paqen dhe sigurinë e gjithë Ballkanit Perëndimor.



