Një aktivitet i veçantë kushtuar trashëgimisë sonë kulturore, promovimit të traditave, kulturës dhe identitetit shqiptar. Eventi mblodhi së bashku komunitetin shqiptar, ku përmes veshjeve tradicionale, valleve, muzikës dhe elementeve autentike të kulturës sonë, u soll më afër historia dhe identiteti ynë kombëtar. Fëmijët dhe të rinjtë patën mundësinë të njihen më thellë me rrënjët e tyre, duke e mbajtur gjallë traditën shqiptare.
“Të gjithë së bashku e ndiejmë se në ADN-në tonë, në mijëra fije të arta dhe ngjyra, është i thurur identiteti kombëtar dhe shpirti i kombit shqiptar”.
— Ambasador Ervin Bushati
Faleminderit komunitetit shqiptar në Philadelphia. Aktivitete të tilla janë dëshmi e përkushtimit për të ruajtur dhe promovuar kulturën tonë ndër breza, duke forcuar lidhjet brenda komunitetit dhe krenarinë për trashëgiminë tonë kulturore.



