Krenari valëvitja e Flamurit në zemër të Manhatanit, Nju Jork.
Me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë, në një nga zonat më të rëndësishme të Manhatanit, u zhvillua ceremonia e ngritjes së Flamurit. Një ceremoni mbresëlënëse e organizuar nën kujdesin dhe me pjesëmarrjen e Kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams dhe organizatës VATRA.
Në këtë ceremoni, ambasadorja Floreta Faber, përkrah Kryebashkiakut Adams uroi Ditën e Flamurit. Në fjalën e saj, ambasadorja u shpreh e nderuar të festojmë Ditën e pavarësisë në SHBA, një avokate dhe aleate historike e integritetit dhe pavarësisë së kombit tonë. Një komb i madh që ka mbështetur gjithmonë Shqipërinë dhe shqiptarët në momentet e tyre më kritike dhe vijon me të njëjtin përkushtim mbështetjen e palëkundur ndaj në rrugën europiane.
Duke qenë se ky është një vit i shënjuar, 110 vjetori i pavarësisë, 100 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA, 110 vjetori i themelimit të Organizatës Panamerikane “Vatra”, ambasadorja nënvizoi rëndësinë e secilës prej këtyre momenteve historike.
Sot, Nju Jorku dhe shumë shtete në SHBA janë veshur kuq e zi, falë diasporës sonë dhe marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet popujve tanë.
Gëzuar Ditën e Flamurit
Newsroom
Festimet e 110 vjetorit të pavarësisë, në Nju Jork.